Gjithçka fillon me vallëzimin në një ambient të frikshëm, krahas trupave të vdekur që ngjajnë me marioneta, për të vazhduar më pas me sfidimin e shumë vampirëve gjakpirës, që nuk hezitojnë të sulmojnë.
Protagonisti në “Vampire the Masquerade: Bloodlines “, kthehet nga vdekja në të ashtuquajturën botë të errët, ku duhet të përballet me kundërshtarët tjerë vampirë.
Ka vrasje, kafshime, më shumë vrasje dhe më shumë kafshime, krahasuar humorit të zi, që e bëjnë sa dramatike ashtu edhe të frikshme eksperiencën me këtë video-lojë.
Megjithëse duhet luftuar vampirët famëkeq, si dhe sulmet e tyre të pamëshirshme, vallëzimi nuk ndalon për asnjë moment sikur gjithçka të jetë në rregull.
Të gjitha aksionet, janë të shoqëruara me muzikë, derisa pjesëmarrësin e ndjekin ritmin, në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa nuk përfshihen në aksione.
Që nga dita e djeshme, së bashku me 11 video-lojëra tjera edhe Bloodlines 2, është në dispozicion në Xbox.