Vajza e ‘The Rock’ po ndjek hapat e të atit, Simone ka nënshkruar kontratë me ‘WWE’.
Dwayne Johnson ka zbuluar se është një nder ’që vajza e tij Simone dëshiron ta ndjekë gjurmët e tij dhe të bëhet një mundës, shkruan DailyMail.
Aktori, 48 vjeç, gjeti famë në ‘WWE’ nën emrin e tij ‘The Rock’ dhe konsiderohet të jetë një nga mundësit më të mirë të të gjitha kohërave.
Që kur u tërhoq nga sporti dhe kaloi në aktrim, Dwayne është vendosur të vazhdojë trashëgiminë e tij tek vajza 18-vjeçare Simone, e cila filloi stërvitjen me WWE në fillim të këtij viti.
Duke folur për ‘The tonight show’, Dwayne ka zbuluar se vajza e tij 18 vjeçare, Simone, ka nënshkruar kontratë profesionale me ‘WWE’ ku do ndjek rrugën e të atit.