UEFA javën e ardhshme do të mbajë një takim e ku do të vendoset për fatin e Ligës së Kampionëve, pas pauzimit prej pothuajse tre muajsh.
Organi drejtues i futbollit tha se të enjten komiteti ekzekutiv do të diskutojë për të ardhmen e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, e po ashtu vendet dhe orarin e ndeshjeve.
Drejtuesit e UEFA-s do të zhvillojnë bisedime përmes videokonferencës më 17 dhe 18 qershor.
Kurse presidenti Aleksandar Ceferin pritet të dal me një komunikatë për shtyp pas këtij takimi.