Qyteti i Bajram Currit është mbuluar nga smogu i plehrave të qytetit. Pika e grumbullimit te plehrave ndodhet në hyrje të qytetit brenda perimetrit të tij jashtë çdo kriteri teknik.
Ajo është vendosur mbi toke ranishte pranë lumit Valbone ku çdo vit në kohe vere digjen plehrat nga persona për të marrë hekura e materiale të ndryshme inertesh.
Përpjekjet e zjarrfikëseve për orë të tëra kanë qenë të mëdha për ta fikur zjarrin, por sasia e volumi i tyre dhe temperaturat e larta kane vështirësuar ndaljen e zjarrit.
Bashkia dhe zjarrfikëset për disa orë tashmë po punojnë pa ndërprerje për vënien nën kontroll të zjarrit.