U vendos për Kosovën kundër ekipit serb në Ulqin! Serbia e hallakatur për ndëshkim!

0
Gjigandi

Një goditje e rëndë për klubin e shahut nga Serbia (meshkujt), Itaka nga Beogradi! Budallaqet e klubit serb, të dirigjuar nga Serbia, i kushtuan rëndë dhe pësuan humbje me rezultat zyrtar 5:0 nga nënkampioni i Kosovës, Drejtësia nga Prishtina.  

”Në Ulqin po mbahet Kampionati i 35-të Evropian i shahut ekipor  – Ulqini 2019 dhe në këtë kampionat marrin pjesë 524 shahist nga 29 shtete me 80 klube: 66 nga meshkujt dhe 14 nga femra.

Në xhiron e fundit ishte paraparë që nënkampioni i Kosovës, Drejtësia nga Prishtina të takohet me ekipin serb nga Beogradi, Itaka, por ekipi serb për shkak të ndërhyrjeve politike nuk është paraqitur. Gjyqtarët pas pritjes 15 minutave, e kanë regjistruar takimin me rezultat 5:0 në favor të Drejtësisë.

Drejtësia ka pasur paraqitje dinjitoze, katër fitore dhe mund te thuhet në mënyrë të denjë e ka përfaqësuar Kosovën. Në këtë kampionat po marrin pjesë edhe Prishtina e cila deri në xhiron e parafundit ka 4 pikë dhe Dardania 3 pikë, si dhe Drejtësia 8 sosh”, tregon nga Ulqini për gazetën kombëtare “Bota sot”, Gani Kosumi, redaktor i sportit në Radio Kosova.

 “Vlen për t’u theksuar se kandidati Afrim Fejzullahu, anëtar i KSh Drejtësisë, mjeshtër i FIDE-s, ka fituar ballin e katërt për mjeshtër ndërkombëtar”, tha Kosumi. Serbia e hallakatur nga kjo humbje e për ndëshkim me rezultat zyrtar dhe që u vendos në të mirë të Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu