U shpall tri vite radhazi kampon, Fazliu: Titujt me Dritën i kam shijuar më shumë

0
Gjigandi

Astrit Fazliu është futbollisti i vetëm në Kosovë, i cili ka arritur të fitoj tre tituj rresht të Superligës së Kosovës në futboll.

Fazliu ka arritur të dal kampion gjatë këtyre tri viteve, dy herë me Dritën dhe një herë me klubin nga Drenasi, Feronikelin.

NË një prononcim të shkurtër për KosovaPress, Fazliu është shprehur se ky sukses nuk është rastësi, ndërsa sipas tij ky vit ka qenë më i veçantë.

“Vërtetë është një ndjenjë e veçantë pasi tre herë radhazi me 2 ekipe të ndryshme nuk është rastësi. Ky është një vit pak më i veçantë pasi kishte edhe probleme shkaku i pandemisë së koronavirusit, por në fund ia dolëm”, u shpreh fillimisht Fazliu.

Fazliu edhe pse ka të vështirë ti dalloj titujt, thotë se ata të fituar me Dritën i ka shijuar edhe më shumë.

RonaTyra

“Po është shumë e vështirë të dallohen këto tituj, sepse për një vit bënë mund e shumë vështirësi, por mendoj se titujt me skuadrën e Dritës i kam shijuar më shumë sepse vet tifozët “Inetelektualët” e bëjnë të jetë titulli edhe më i madh”, shtoi tutje ai.

Sa i përket pjesëmarrjes në garat Evropiane, Falziu u shpreh se tanimë Drita ka më shumë përvojë dhe shpreson te ketë më shumë sukses se vitet e kaluara.

“Po tashmë mendoj se e kemi bërë një përvojë të mirë dhe jemi më të përgatitur se vitet e kaluara. Shpresoj të kemi sukses më të madh se viteve tjera”, përfundoi Fazliu.

Kujtojmë që kampioni i Kosovës Drita do të ballafaqohet me kampionin e Andorrës në ndeshjen parakualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu