Mbappe apo Neymar? Chiellini nuk ka asnjë dilemë se kush është më i vlefshëm

0
Gjigandi

Giorgio Chiellini ka zgjedhur mes Kylian Mbappe dhe Neymar.

Kapiteni i skuadrës së Juventus është vënë para një dilemë, që për të dukej se nuk ishte fare ashtu. Ai ka zgjedhur mes Kylian Mbappe dhe Neymar.

Mbrojtësi italian nuk u mendua aspak para se të zgjedhte Mbappe. Për zgjedhjen e tij ai ka dhënë edhe disa arsye.

“Mendoj se Mbappe është më i mirë sesa Neymar, pasi është më konsistent dhe e ardhmja i takon atij”, ka thënë Chiellini.

“Ai është lojtar unik. Herën e parë kur e pash tek luante ishte në Ligën e Kampionëve 2016/17, kundër Manchester City. Ishte impresionues”, ka shtuar italiani.

RonaTyra

“Në fund të pjesës së parë, unë pyeta Fabio Paratici: Kush është ai? Nga cili planet vjen? Fabio më tha: ‘Po, e di. Ne e njohim atë për një kohë të gjatë”, ka thënë mes tjerash kapiteni i Juves.

Mbappe së fundmi po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid. Merkatoja e verës mund ta largojë atë nga Parisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu