Një 43-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi teksa trajtohej me mjekime ne spitalin Infektiv.
Mesohet se 43-vjeçarja ishte me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj e kishte në Fush-Krujë, ndërsa është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh.
Ndërkohë së fundmi ka qenë e shtruar në spitalin infektiv aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
43-vjeçarja nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë.
Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.