Tërmeti i ditëve më parë me epiqendër në detin Adriatik shkaktoi dëme edhe në dy pallate në kryeqytet, për të cilët është marrë vendimi i formës së prerë për prishjen e tyre.
Për dy pallate në Tiranë është marrë vendimi për shembjen e plotë të tyre, pasi paraqesin rrezik serioz për jetën e banorëve. Sipas kërkesës së Drejtorisë së Emergjencave Civile, dy pallatet njëri prej të cilëve në njësinë Administrative numër 2 dhe një tjetër në Njësinë numër 5 do të prishen plotësisht për t’u rindërtuar nga e para.
Për këtë ka nisur evakuimi i banorëve, por është hapur edhe në kundërshtime nga ana e tyre. Një pjesë e banorëve nuk pranojnë të strehohen përkohësisht në qendrat sociale të Bashkisë. Por, Policia Bashkiake ka bërë rrethimin e zonës dhe në pak ditë dy pallatet me rrezikshmëri të lartë për shkak të shtesave pa asnjë kriter do të shemben plotësisht.