Vrasja në Lushnje, si i shpëtoi biznesmeni Besmir Hida atentatit me tritol në makinë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Lushnja është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku 35-vjeçari Besmir Hida është ekzekutuar me breshëri automatiku në një lokal, nga dy persona ende të paidentifikuar.
Viktima Besmir Hida ishte pronar i një pike grumbullimi mjetesh të përdorura. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi pak kohë më parë 35-vjeçarin kanë tentuar ta ekzekutojnë duke i vendosur eksploziv në makinë.

Biznesmeni Bemir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.
Vetë Hida deklaroi në polici atë kohë se nuk ka konflikt me askënd. Sasia e tritoli shpërtheu në në një lagje periferike të qytetit të Lushnjës. Ndërsa nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz, policia lokale deklaroi zyrtarisht asokohe se bëhet fjalë për një atentat të qëllimshëm.
Shpërthimi i tritolit ndodhi ndërsa automjeti i Besmir Hidës ka qenë i parkuar. Fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm dëme të shumta materiale, jo vetëm në automjetin e shkatërruar plotësisht, por edhe në xhamat e banesave përqark vendit ku dhe ndodhi shpërthimi.
Policia lokale nisi hetimet lidhur me motivet e shpërthimit, ndërkohë që askush nuk u arrestua në ditët që pasuan.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lushnjës, shpërthimi ndodhi rreth orës 1.00 pas mesnate. Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.
Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmonin se sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e motorit të automjetit. Policia tha atë kohë se ka disa të dyshuar për këtë atentat me eksploziv, por nuk kishte arrestuar ende asnjë person.
Gjatë marrjes në pyetje të të dëmtuarit Besmir Hida, ishte konfirmuar ndërhyrja e fundit në servis e automjetit, ndërkohë që policia hedh dyshimet e saj se sasia e lëndës shpërthyese ndoshta ishte vendosur një natë më parë. Gjithashtu, Hida ka thënë në polici atë kohë se nuk kishte konflikte me askënd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu