U konfirmuan dy raste të reja me koronavirus në Vushtrri, shkon në 90 numri i rasteve aktive

0
Gjigandi

Vushtrria mbrëmë ka shënuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 90 numrin e rasteve aktive.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se mbrëmë janë shëruar edhe 15 persona nga koronavirusi.

“Mbrëmë pas mesnate Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 2 raste të reja pozitive në COVID-19 nga komuna jonë, dhe janë shëruar edhe 15 raste. Aktualisht kemi edhe 90 raste aktive, për të cilët urojmë të shërohen sa ma parë. Të kontribuojmë secili në parandalimin e përhapjes së pandemisë duke respektuar masat preventive: ruajtjen e distancës, përdorimin e maskave dhe kujdes me higjienën”, ka shkruar Meholli.

Dje në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 195 raste me COVID-19

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu