U kap mat me të dashurin, ‘Rejan’ nuk ndal akuzat ndaj gazetarëve turq

0
Gjigandi

Aktorja turke Ebru Sahin, e njohur si “Rejan”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave që pasi u zbulua lidhja e saj me basketbollistin Cedi Osmani.

Lidhjen e tyre e zbuluan fillimisht mediat dhe aktorja 26-vjeçare reagoi ashpër ndaj gazetarëve.

Ajo i mohoi lajmet duke shkruar se gazetarët po shpiknin lajme të rreme.

Mirëpo së fundmi Ebru u kap mat me të dashurin dhe lajmet u konfirmuan.

RonaTyra

Pas publikimit të fotove ku çifti shfaqej të kapur për dorë, aktorja reagoi me një postim në rrjete sociale ku sërish nuk i ndali akuzat ndaj gazetarëve.

“Nuk doja të bëja një deklaratë sqaruese, por më duhet të them dy fjalë pas komenteve dhe mesazheve tuaja. Postimi që bëra dy javë më parë ishte një reagim ndaj lajmeve që e përmendin emrin tim me dikë tjetër çdo ditë dhe për lajmet e rreme. Përfshirë edhe marrëdhënien time aktuale, lajmi ishte shkruar në mënyrë të gabuar. Faleminderit që më jepni kaq vlerë duke folur për jetën time private dhe uroj që të gjeni vlera në jetën tuaj profesionale dhe private. Pres respekt nga ju ashtu siç kam bërë unë me ju. Falenderoj të gjithë miqte gazetarë që kryejnë punën në mënyrë etike”, shkruajti aktorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu