Triumfi i Tyson Fury kundër Deontay Wilder në muajin shkurt bëri ndryshime edhe në renditjen e top 10 boksierëve.
Wilder deri tani konsiderohej si më i miri i peshave të rënda, edhe pse shumicën e rripave të kampionit i takojnë Anthony Joshuas.
Humbja e Joshua kundër Andy Ruiz kishte vënë pikëpyetje të mëdha mbi të, dhe britaniku renditet i treti në listën e më të mirëve – pavarësisht hakmarrjes në meçin e dytë.
Por, sa i përket lidershipit, sot ka ndodhur ndryshimi. Tyson Fury tashmë është më i miri në botë, pasi bëri përvete titullin e WBC.
Deontay Wilder kalon në pozitën e dytë në këtë ranglistë të publikuar nga ‘Givemesport’. Më poshtë lajmi.net ua përcjell top 10 boksierët më të mirë në botë aktualisht.
10. Joseph Parker (26-2, 20 KOs)
9. Daniel Dubois (14-0, 13 KOs)
8. Adam Kownacki (20-0, 15 KOs)
7. Luis Ortiz (31-2, 26 KOs)
6. Dillian Whyte (27-1, 18 KOs)
5. Oleksandr Usyk (17-0, 13 KOs)
4. Andy Ruiz Jr. (33-2, 22 KOs)
3. Anthony Joshua (23-1, 21 KOs)
2. Deontay Wilder (42-1-1, 41 KOs)
1. Tyson Fury (30-0-1, 21 KOs)