Në Gjilan ka ndodhur diçka e pazakontë siç raportohet edhe nga vet klubi i futbollit Prishtina.
E para, futbollisti Lorik Boshnjaku u dërgua me urgjencë në spital, pasi që raportohet se e ka prerë dorën.
E dyta, raportohet se janë sulmuar futbollistët e Prishtinës, sipas tyre nga spreji i policisë.
Prishtina paralajmëron 99 për qind të tërheqjes nga garat e Superligës së Kosovës.
“Kjo çfarë ka ndodhur në Gjilan është krim ndaj futbollit. Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të gjykojnë në Superligë. Duhet marrë përgjegjësi nga ai pari që është atje lartë e gjithë të tjerë. Zoti ua ktheftë qysh është më së keqi“, tha Dallku me lot në sy.
“Shume futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera, Boshnjaku ka prerë dorën edhe është dërguan në emergjencë”, thuhet nga FC Prishtina!