Këngëtarja e njohur Enca ka publikuar një video “të nxehtë” në rrjetin e sociale në Instagram.
Në videon ajo shfaqet duke bërë “twerk”, ndërkohë në sfond është një këngë spanjolle.
Në një moment të videos, Enca qëllon edhe veten me shuplakë, ndërkohë gjithë vëmendja i kushtohet të pasmeve të saj.
Por këngëtarja është kritikuar nga ndjekësit e saj në lidhje me këtë video të publikuar.
“Nale veten oj motër se është Ramazan”, i shkruan një komentues,ndërsa disa komentues i kujtojnë se është në zi për vdekjen e të atit.
Për faktin që nuk mbajti zi për të atin dhe iu rikthye muzikës me projekte të reja si dhe publikoi foto në Instagram, Enca u kryqëzua nga një pjesë e fansave e saj.
Por ajo sqaroi se preferon ta mbajë larg Instagram-in nga dhimbja e saj duke u shprehur:
“Për këdo që dëshiron të më shikojë të mërzitur e të dëshpëruar… Asnjëherë s’do t’ia jap njerëzve këtë kënaqësi, ndaj më shijoni teksa “lulëzoj”.