Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka qenë në qendër të vëmendjes, kjo për faktin se gjatë një fjalimi të mbajtur në Pensilvani ka premtuar ndërtimin e murit të ri.
Ai pretendon se do të ndal emigrimin ilegal duke ndërtuar mure në Nex Mexico dhe Teksas ku më pas do të kalojë nëpërmjet Kolorados, edhe pse ky shtet amerikan nuk kufizohet me vijën kufitare me Meksikën.
“Do të jetë një mur madhështor, gjigant që do të kryej punën e vet dhe që do t’ia pamundësojë emigrantëve që në mënyrë ilegale të kalojnë përmes tij”, ka deklaruar Trump.
E pas këtij fjalimi ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku thuhet se Kolorado është 500 kilometra larg kufirit me Meksikën, ndërkaq duke u munduar ta arsyetoj deklaratën e tij, Trump ka shkruar në Twitter se për murin e Kolorados ka bërë “shaka”.
“Nuk po ndërtojmë mur në Kolorado, por të gjithë do të përfitojnë nga muret që i kam përmendur”, ka shkruar presidenti amerikan.
Kujtojmë që muri përgjatë vijës kufitare me Meksikën do të duhej të ndalte kalimin ilegal të emigrantëve.