Tri kombinime çiftesh që mund të rikthehen tek njëri-tjetri këtë prapavijë

0
Gjigandi

Falë Mërkurit në prapavijë, këto kohë e dini që mund të përballeni me ndonjë keqkuptim të vogël, hatërmbetje, apo të hasni probleme me komunikimin

Gjithsesi, kësaj here, kjo ngjarje astrologjike nuk është dhe aq keq për disa shenja. Aq më tepër nëse janë çift!

Kombinimet e shenjave më poshtë kanë shumë, po shumë gjasa të rikthehen sërish bashkë!

1. Luan dhe Luan

RonaTyra

Luanët, si shenja zjarri që janë, mund të bëhen papritur burim i madh tensioni në një lidhje. Ata të dy e duan jetën sociale, vdesin të dalin dhe të gjenden mes miqsh. Kurse gjatë kësaj prapavije, astrologët thonë se Luanët do të kërkojnë një hapësirë më të ngushtë, por më të qëndrueshme për veten e tyre.

Koha që kanë marrë për të reflektuar, i ka dhënë frytet e saj dhe vendimi për t’u kthyer drejt njëri-tjetrit është më i fortë se kurrë. Rikthimi me shumë gjasa do të formojë një marrëdhënie edhe më të fortë se ajo e mëparshmja.

 

2. Shigjetari dhe Peshorja

Shigjetari aventurier dhe balanca e Peshores janë kombinim shumë i mirë. Gjithsesi, Shigjetari hyn tek shenjat që s’jetojnë dot pa liri, ndërsa Peshorja vlerëson qëndrueshmërinë.

Fatmirësisht, kjo prapavijë do ta ulë pak me këmbë në tokë Shigjetarin, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi do të marrë gjithë kohën që i duhet për të menduar. Ky është gjithashtu momenti më i mirë për t’ia nisur dhe njëherë nga e para me Peshoren tuaj.

3. Peshqit dhe Demi

Peshqit do të ndihen më krijues se kurrë gjatë kësaj prapavije! Kjo energji do t’ju rikthejë tek Demi në mënyra krejt të reja që nuk mbështeten mbi luksin e tepruar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu