Tre klube të mëdha bëhen bashkë për të organizuar Kupën

0
Gjigandi

Tre klube të mëdha bëhen bashkë për të organizuar Kupën e Solidaritetit, në vitin 2021. Real Madrid e ka njoftuar zyrtarisht diçka të tillë, duke bërë të ditur se në të do të marrin pjesë gjermanët e Bayern Munich dhe italianët e Inter.

Qëllimi është përcjellja e një mesazhi solidariteti mes popujve të Europë, si dhe të respektojnë ata që u përballën me koronavirusin. Të gjitha paratë e grumbulluara do të shkojnë për autoritet shëndetësore në Itali dhe në Spanjë, dy nga vendet më të prekura në Europë.

Datat për këtë kupë ende nuk janë zbuluar, por do të varen nga kalendarët. Momentalisht bëhet me dije se takimi Real Madrid-Inter do të luhet në “Santiago Bernabeu”, Inter-Bayern Munich në Milano, kurse në Gjermani bavarëzët do presin madrilenët.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen me tifozë dhe klubet pritave do të ftojnë një përfaqësi të personelit shëndetësor. “Të tre klubet duan t’u tregojnë këtyre heronjve solidaritetin tonë, respektin dhe mirënjohjen”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Real Madrid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu