Trajneri shqiptar rinovon edhe për një vit

0
Gjigandi

Trajneri shqiptar rinovon edhe për një vit.

Ish-kapiteni i Kombëtares, Bledar Kola do të jetë pjesë e gjigantëve qipriotë të APOEL Nicosisë edhe për një vit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njotimi në faqen zyrtare.

Kola iu bashkua skuadrës qipriote në muajin shkurt, teksa është ndihmës i trajnerit Marino Ouzounidis. Shqiptari së bashku me pjesarët e tjerë të stafit teknik kanë firmosur kontratë deri në maj të vitit 2021.

Kujtojmë që APOEL-i këtë sezon u rendit në vendin e 3-të, teksa objektivi për sezonin e ardshëm do të jetë fitimi i titullit kampion dhe grupet e Ligës së Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu