Trafikantët shqiptarë çojnë hashash në Turqi e atje marrin heroinë, operacion i policisë Greke – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia greke vijon ende operacionin për kapjen e gomones së dytë me drogë. Mediat greke raportojnë se mbrëmë është kontrolluar çdo gjë e gjetur në gomonen e kapur pas ndjekjes në det me ndihmën e qenit nuhatës.
Tre të arrestuarit janë shoqëruar në policinë e Mitilinit. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gomonen e dytë. Sipas burimeve për mediat greke janë edhe tre persona të tjerë në gomonen që është ende në kërkim.

Gazeta e madhe greke Kathimerini shkruan se, “Dyshohet për grup trafikantësh që çojnë hashash në Turqi dhe e shkëmbejnë me heroinë.
Sipas medias, Drejtoria kunder narkotikeve në policinë greke ka pasur informacion për dy gomone që do niseshin nga Shqiperia për të çuar hashash ne Turqi ku do të merrnin heroine. Dyshohet se nga gomonia e kapur është hedhur heroinë në det gjatë ndjekjes pasi hashashin ka arritur ta shkarkojë në brigjet turke”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu