Legjenda e Romës, Francesco Totti thotë se pëlqen jashtëzakonisht shumë mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, duke pranuar se do të donte të bëhej agjenti i super talentit.
Barcalona, Milani dhe Interi janë tre skuadrat të cilat kanë shprehur interesim për Tonallin, i cili nga ekspertët italian shihet si pasardhësi i Pirlos.
Ish lojtari i Romës, Totti tashmë ka hapur një asgjensi dhe ka filluar të merret me lojtarë – duke marrë disa nën menaxhim.
“Unë do të bëj patjetër gjithçka që mundem për ta bindur atë të bashkohet me agjencinë time. Nëse ai është i zgjuar, ai do të vijë” tha fillimisht Totti.
“Ai do të bëhet një nga mesfushorët më të fortë qendror në botë, si Gerrard, De Rossi ose Lampard”, përfundoi ai.