Top Story/ Parlamenti Europian rezolutë për Vjosën: Nuk duhet ndërtuar hidroçentral, kthejeni në Park Kombëtar

0
Gjigandi

Transformimi në Park Kombëtar është kërkuar edhe nga Parlamenti Evropian përmes një rezolute të vitit 2017. Në pikën 32 të raportit theksohet se Raportet e Ndikimit në Mjedis të Hidrocentraleve nuk bëhen sipas parashikimeve ligjore.

Ky konstatim vërtetohet edhe nga Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, për digat mbi Vjosë. Në raportin e Parlamentit Evropian sugjerohet po ashtu që Vjosa të shpallet Park Kombëtar gjatë gjithë rrjedhës dhe të ndalen projektet e hidrocentraleve.
“Qeveria Shqiptare duhet të pezullojë të gjitha projektet e digave në sistemin lumor të Vjosës, duhet urgjentisht të përgatisin një plan menaxhimi të integruar për basenin e lumit”, Fritz Schiemer, Profesor në Universitetin e Vjenës. “228 shkencëtarë i kanë dërguar letër të hapur Kryeministrit për ti dhënë kohë, 3-4 vjet të mbarojnë studimet, ato tregojnë ia vlen apo jo”, Olsi Nika, Eco Albania.
Nëse Vjosa do të shpallej Park Kombëtar, projektet për HEC-e do të mund të rrëzoheshin, por duket se interesat ekonomikë janë të mëdha.
“Është gjithnjë e vështirë, kudo, sepse njerëzit, komunitetet e vogla që nuk kanë shumë, jetojnë nga bujqësia, nga fermat, por kompanisë kanë paratë, miliarda dollarë. Kanë policinë dhe qeverinë në xhep. Por nëse vendasit mblidhen e luftojnë, zakonisht fitojnë”, thotë turisti i huaj.
Peizazhi është mahnitës kudo. Vjosa për banorët e zonës është jeta. Aty sigurojnë, vaditjen për tokat, nga aty varet habitati natyror dhe gjithë zinxhiri ekonomik.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu