Artur Bushi i Krujës në SPAK, afera me ndarjen e shtëpive pas tërmetit në Thumanë, i implikuar vëllai me disa kompani, 9 kallëzime penale

0
Gjigandi

Të paktën 9 kallëzime penale janë referuar në SPAK për kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, një personazh me të shkuar të errët në Itali.

Bushi është kallëzuar nga subjekte të ndryshme për korrupsion dhe shpërdorim detyre, për disa episode gjatë ushtrmit të detyrës si kryebashkiak i Krujës. Prapaskena mëson se SPAK po verifikon një aferë të dyshuar korruptive të Artur Bushit me ndarjen e banesave për familjet që mbetën të pastrehë pas tërmetit të nëntorit 2019.

Në këtë aferë të dyshuar Artur Bushi është implikuar përmes vëllait të tij, Ilir Bushi, i cili komandon njësinë e Thumanës me urdhra verbalë dhe ndikime të paligjshme. Shumë familje kanë bërë ndarje fiktive në gjendjen civile me qëllim për të përfituar disa banesa padrejtësisht, ndërsa familje të tjera janë nxjerrë jashtë loje. Përfituesit kanë lidhje klienteliste me Artur Bushin, me të shkuar të errët jashtë vendit.

SPAK dhe BKH-ja me një verifikim të thjeshtë mund të konfirmojë se si janë shtuat numri i familjeve në Thumanë para ndarjes së banesave. Vëllai i Artur Bushit, Ilir Bushi, kontrollon disa kompani, mes të cilave edhe kompaninë e transportit dhe gurores, Fazion, me nipt L84805202M.

 

RonaTyra

Me anë të kësaj kompanie Ilir Bushi administron disa gurore në Krujë në konflikt interesi, ndërsa është futur edhe si nënkontraktor i kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulajt, duke ndërtuar një segment të rrugës Thumanë-Kashar. Artur Bushi dyshohet gjithashtu për korrupsion me tendera dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai dyshohet se ka diktuar tenderat për një rreth klientësh të tij, duke ndarë fitimet me çanta. Një tjetër aferë korruptive me sfond zgjedhor konsiston në punësimin fiktiv të qindra personave në pesë njësitë administrative të Bashkisë Krujë.

Janë punësuar persona pa shkuar asnjë ditë në punë, thjeshtë u kalon paga mujore në llogari. Prapaskena do të publikojë në vijim listën e plotë të të punësuarve në mënyrë të paligjshme, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të madh ekonomik. Ky numër të punësuarish vetëm në letra përdoret si hambar votash dhe për qoka.

Këto janë vetëm disa fakte dhe maja e ajsbergut, që tregon se si Artur Bushi e ka përdorur Bashkinë e Krujës dhe rindërtimin për pêrfitime private. Artur Bushi u përfshi në politikën lokale pas kthimit në Shqipëri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komunës Thumanë, në vitin 2011. Dy vjet më pas, ai u bë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, për deputet në qarkun e Durrësit dhe fitoi mandatin.

Në gusht 2015, ai u bë kryetar bashkie në Krujë ndërkohë që një investigim i BIRN po atë vit zbuloi se kandidati për kryebashkiak i Krujës ishte arrestuar në qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar për lidhjet me një organizatë të trafikut të kokainës. Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane.

Përveç kësaj çështjeje, Artur Bushi shënoi në formularin e dekriminalizimit edhe një ndalim të vitit 1996 në Caserta të Italisë, ku ishte liruar menjëherë pas një verifikimi. Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu