Gati prangat për Dallëndyshe Bicin dhe motrën e saj Elona Gogo!

0
Gjigandi

Kur Dallëndyshe Bici u emërua si Kryeinspektore e IKMT, gjeti në detyrë si drejtore drejtorie në degën e IKMT në Tiranë, motrën e saj znj. Elona Gogo. Pra motrat Dallëndyshe Bici dhe Elona Gogo, gjatë kohës që kanë bashkëdrejtuar IKMT kanë favorizuar njëra tjetrën. IKMT i Dallëndyshe Bicit si organ epror i IMT Tiranë, nuk ka ushtruar asnjë lloj kontrolli ndaj insitucionit që drejtohej nga Elona Gogo e motra e drejtorëshës së përgjithshme. Gjithashtu motrat drejtoresha kanë bashkëpunuar në shumë raste për mosprishje objektesh. Për këto dhe shumë shkelje të tjera, kanë përfunduar në prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës së bashku me shumë funksionarë të IKMT dhe IMT, të cilët kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Më 25 tetor, sipas dokumentit Dallëndyshe Bici është thërritur shkresërisht në Prokurorinë e Tiranës për tu marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurës

Dokumenti i dt 25.10

Por zonja Bici ka refuzuar të shkoj, duke zgjedhur që këtë ta arsyetoj me axhendën e ngjeshur si drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kthim përgjigja e Dallëndyshes

Në këto kushte kur Dallëndyshe Bici zgjedh të shtyj marrjen në pyetje duke u fshehur pas agjendës, atëherë prokuroria i dërgon edhe një njoftim të fundit bashkë me paralajmërimin, se mosparaqitja do sjell që të shoqerohet forcërisht.

Dokumenti

Shkon apo nuk shkon në Prokurori me vullnetin e saj, Dallëndyshe Bici dhe Elona Gogo nuk fshehin dot faktin se viti 2020 ishte vit i artë, ku motrat bashkë me tarafin e tyre, favorizuan njëra tjetrën duke shpërdoruar detyrën. Elona Gogo, e motra e Dallëndyshe Bicit aktualisht është duke u gjykuar edhe në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion së bashku me Sonila Qaton, me akuzën për shpërdorim detyre në ARRSH. Dosje që mbrohet në Gjykatë nga vetë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani./ekskluzive

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu