Tërmetet / Fatmir Xhafaj: Duhet të veprojmë sot, nesër do jetë vonë! – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën e sotme plenare tha se shumë banorë janë të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit, i cili la pas jo vetëm të plagosur, por edhe dëme të konsiderueshme materiale në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ai kritikoi edhe opozitën, ndërsa shtoi se kjo e fundit shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore për të bërë politikë.

“Le të shpresojmë që kjo  seancë e posaçme të shndërrohet në një praktikë të shëndetshme në Kuvend. Dëmet nga tërmeti janë të konsiderueshme. Qytetarët kanë vlerësuar reagimin e qeverisë. Gjatë asaj jave pamë ku shfaqej edhe marrëzia politike, por edhe lajmet e mediave. Ka ardhur koha që përmes ligjit këto akte duhet të ndëshkohen. Dikush e quajti këtë “tërmet i mirë, me fat për ne” dhe kështu realisht ndodhi. Është momentin për reflektim. Ky tërmet i mirë  na paralajmëroi, ne duhet të veprojmë, nesër mund të jetë vonë”-tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu