Telekom Albania sjell në treg iPhone 11 – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Telekom Albania do të ofrojë produktet më të fundit të Apple, që përfshijnë iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, linjën e re profesionale me performancë të avancuar si edhe me dual-kameran e re të iPhone 11. Shitja e serisë iPhone 11 filloi më 25 Tetor 2019, ora 00:00. Ndërkohë, Telekom ofroi mundësinë e rezervimit paraprak të telefonave dhe hapi dyert e dyqanit për të shënuar shitjen e parë në orën 00:04 minuta. iPhone i parë që u shit ishte modeli iPhone11 ngjyrë e zezë. Po ju, cilën ngjyrë të iPhone 11 do zgjidhni? Ejani në dyqanet e Telekom Albania ose vizitoni faqen www.telekom.com.al për të zgjedhur modelin dhe ngjyrën tuaj të preferuar. Që ju të shfrytëzoni në maksimum performancën e avancuar që iPhone 11 i ri ofron, Telekom ju dhuron 5GB çdo muaj, për 12 muaj, duke i shtuar vlerë blerjes së telefonit më të mirë në treg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu