Capcom paralajmëron videolojën “Street Fighter 6”, publikohet “trajleri”

0
Capcom paralajmëron videolojën “Street Fighter 6”, publikohet “trajleri”
Gjigandi

Kompania Capcom edhe zyrtarisht ka paralajmëruar ardhjen e videolojës Street Fighter 6, edicionin më të ri të franshizës legjendare që këtë vit feston 35-vjetorin.

Street Fighter 6 është paralajmëruar me një “trajler” të shkurtër, që tregon sesi do të duket loja dhe ndryshimet që do t’i ketë për dallim nga ato të mëparshme.

Nga Capcom thonë se informacionet shtesë për lojën do të bëhen të ditura gjatë verës. Në këtë kompania shpreson që Street Fighter 6 do të kalojë më mirë në raport me lojën e mëparshme, që u shfaq në PC dhe PlayStation 4 gjatë vitit 2016.

Ajo ishte shitur në 6 milionë kopj, kurse Capcom gjithashtu njoftoi kompilacionin e 10 lojërave për PS4, PS5, Xbox, PX dhe Nintendo Switch.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu