Të shtëna në një universitet në SHBA, raportohen disa të vdekur

0
Gjigandi

Një sulm i armatosur ka ndodhur në një universitet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Dallas Morning News raportoi se disa persona kanë vdekur dhe janë plagosur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur në një zbavitje të ish-studentëve në Universitetin A&M të Teksasit në qytetin Greenville.

Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por në rrjetet sociale janë përhapur pamje në të cilat shihen persona të plagosur në një sallë zbavitjeje.

Ndërkohë, gazetari i kanalit lokal WFAA-TV, Jaso Whitely, shkroi në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën, kurse mbi dhjetë të tjerë janë plagosur.

Whitely tha se gjatë sulmit besohet të jetë përdorur armë automatike dhe se ende nuk dihen motivet e tij.

RonaTyra

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ambulanca, ndërsa ende nuk dihet identiteti i agresorit dhe nëse ai është kapur nga autoritetet e rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu