Të dënuar për prostitucion, vrasje dhe drogë, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave në Berat

0
Gjigandi

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 4 personave në Berat, të cilët kanë qenë më parë të dënuar.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve:

D. Zh., banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

A. Zh., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

RonaTyra

B. H., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

A. V., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu