Dana: Spektakli që ne ofrojmë dhe sjellim që këtu është magjik

0
Gjigandi

Pasi organizoi me sukses eventin UFC-251 dhe më pas disa evente të tjera të vogla, presidenti i arteve marciale mikse Dana White shprehet se “Fight Island” (ishulli i luftimeve) në Abu Dhabi do të jetë kryeqendra e re botërore e sporteve luftarake.

Sipas numri 1 të UFC-së, ky ishull e kaloi me sukses provën e parë, një projekt që Dana White e pati që në momentin që pandemia e Covid-19 pushtoi botën.

“Spektakli që ne ofrojmë dhe sjellim që këtu është magjik. Ky ishull është i vetmi vend në botë që ka si destinacion vetëm sportet luftarake. Këtu do të organizojmë gjithçka për sa i përket luftimeve të mëdha që do të zhvillojmë së shpejti”, tha Dana White.

“Nëse shihni kampionët që vijnë të duelojnë këtu ata janë nga e gjithë bota. Vetëm Zoti e di se sa do të zgjasë kjo situatë, por ne kemi vendin tonë këtu në “fight island”. Ndaj them se Abu Dhabi do të jetë si kryeqyteti i botës për sportet luftarake. Në realitet, ky vend duhet të ishte Las Vegas, por sot për sot është Abu Dhabi”, tha Dana White.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu