Tayna xhiroi edhe një pjesë të klipit të ri.
Tayna së fundi kishte udhëtuar në Zvicër, për të xhiruar disa skena të videoklipit të ri, shkruan lajmi.net.
Më pastaj, rep-artistja mori rrugën sërish për në atë vend, për të filluar me mbrëmje muzikore për mërgimtarët.
Me t’u kthyer në Kosovë, Tayna vazhdoi xhirimet e klipit, ndërsa me ndjekësit solli pamje në Instagram nga sheshxhirimi.
Duke treguar orën 2:22, ajo bëri të ditur se xhirimet i ka vazhduar deri në orët e para të ditës së sotme.