Rivaldo i mërzitur dhe i befasuar me tretmanin e Griezmannit te Barcelona

0
Gjigandi

Legjenda e Barcelonës, braziliani Rivaldo është i hutuar nga problemet e Antoine Griezmann në klubin nga Camp Nou.

Pavarësisht se është blerë për 120 milionë euro verën e kaluar, Griezmann nuk ka pasur sezonin më të mirë dhe vendi i tij në ekip tani nuk është më i garantuar.

Ai u la në stol të martën kundër ish-klubit të tij Atletico Madrid dhe u inkuadrua në minutën e 90-të, në befasinë e shumëkujt, përfshirë Rivaldon.

“Nëse Setien do të donte të ndryshonte diçka, nuk mund të prisni deri në fund të lojës dhe dëshironi që Griezmann të zgjidhë gjithçka për ju duke hyrë në minutën e 90-të”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Sinqerisht nuk mund ta kuptoj se si një kampion bote me Francën, yll i Atleticos për shumë vite, një transferim shumë milionësh të Barcelonës u minimizua duke luajtur vetëm disa minuta në një lojë aq të rëndësishme sa ajo kundër Atleticos”.

RonaTyra

“Është e qartë për mua që ndryshimi tregon se diçka nuk shkon me ekipin, sepse të mos fillosh me Griezmann në një lojë kaq të rëndësishme do të thotë që ti mendon se ai nuk është në të mirën e tij dhe madje se ai nuk ishte një nënshkrim i saktë verën e kaluar”.

“Për mua, është në lidhje me situatën që Barcelona e gjejnë veten dhe mund të përfundojë duke u kushtuar atyre me humbjen e ligës”, përfundoi braziliani. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu