Tayna bëri bujë mbrëmë me lajmin se ajo është larguar për në Zvicër
Tayna dje ka arritur që të udhëtojë për në Zvicër, pas disa muajve vetizolim në Kosovë. Madje për Taynan ishte përfolur si njëra prej atyre vajzave që kishte përfituar dhe nuk ishte izoluar në konvikte në Kosovë, por që ishte liruar para kohe dhe ishte karantinuar në shtëpinë e saj.
Por, dje Tayna u pa që ka udhëtuar për në Zvicër.
U tha se ajo është në shtetin helvetik për incizimin e një videoklipi.
E pas kësaj ajo është shfaqur me një foto buzë një liqeni ku bën një pozë tepër melankolike.