Tampon për COVID-19 tek privati, MSH: Testim vetëm për ata që udhëtojnë jashtë dhe nuk kanë simptoma

0
Gjigandi

Komiteti Teknik i Ekspertëve miraton vendimin për lejimin e tamponit për COVID-19 tek privati por do të jetë vetë për ata individë që duan të udhëtojnë jashtë dhe nuk kanë simptoma.

Sipas njoftimit zyrtar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublikë për arsye administrative.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR.

Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS-COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

RonaTyra

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur.

Sipas vendimit, testet do të regjistrohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera.
Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet positive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.
Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor”, deklaron MSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu