Tallja me Charlotte, Kate Middleton nuk përmbahet me moderatorin e emisionit

0
Gjigandi

Në publik, e shohim gjithmonë të qetë e të përmbajtur, por edhe Kate Middleton ndodh që ta humbasë qetësinë, dhe keq madje! Kjo sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e saj.

Greg James, Dj i BBC Radio ka bërë disa batuta për princeshën e vogël Charlotte, të cilat Kate-t nuk i kanë pëlqyer aspak.

Siç raporton “daily express”, aq shumë është nxehur dukesha e Kembrixhit, sa ka vendosur ta thërrasë moderatorin radifonik në Kensington Palce për t`i tërhequr ca veshët.

Vetëm disa muaj më parë, Middleton u përball edhe më shakatë pa kripë të një prezantueseje televizive lidhur më mësimet e vallëzimit që merrte djali i madh i saj, George.

Tani duket i kishte ardhur radha Charlottes. Gjatë transmetimit të tij, Greg iu referua fotove të vajzës që përshëndeste mësuesen e saj në momentin e hyrjes në klasë.

RonaTyra

“Kush dreqin shtrëngon duart me mësuesen në ditën e parë të shkollës? – tha me shaka moderatori. Një shaka aspak e mirëpritur dhe i shoqi William, të cilët e thirrën për sqarime. Në fund Greg, nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të kërkonte falje, dhe gjithçka u zgjidh me një shtrëngim duarsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu