“Takimi me Federer një nga momentet më pikante të jetës time”

0
Gjigandi

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, në një intervistë të dhënë në prag të fillimit të sezonit 2019-2020, ka deklaruar se ka patur shumë emocione kur është takuar për herë të parë me tenistin sviceran Roger Federer. Dy ikonat e sportit kanë patur mundësi të takohen disa herë gjatë xhirimeve të një reklame për “Barilla”.

“Oh Zot i madh. Roger është kaq elegant. Takimi me Federer ka qenë padyshim një nga momentet më të bukura dhe picante te jetës time. Ai ishte kaq xhentil, ndërsa unë shumë nervoze. E kam thënë shpesh, ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Askush përveç atij mund të jetë kaq intrigant, xhentil, profesionist dhe me kaq klas në të njëjtën kohë”, tha Shiffrin.

“Ishte i sjellshëm dhe ishte e lehtë të bisedojë me të. Ai e kishte këtë mirësjellje më të gjithë personat. Unë jam një sportiste që ëndërroj të arrij një nivel në sportin tim të skive që të jetë i ngjashëm me atë që Roger ka arritur në tenis”, tha Mikaela Shiffrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu