E PREMTE
10 KOR 2020
Ekonomi
BIZNES & FINANCA
KËSHILLA BIZNESI
BUJQËSI
TURIZËM
Politikë
Nacionale
Globi
Arte
Sport
Opinione
Lifestyle
Video
Kalendari
Sukses do të thotë ta bëni veten të pazëvendësueshëm
PRISHTINË | 09 KOR 2020 | 22:44 | Nga Ekonomia Online
Njerëzit të cilët mund të zëvendësohen lehtësisht nuk mund të fitojnë kurrë shumë para.
Të gjithë kanë produkte të preferuara. Në këtë pikë, dyshoj se do të mund të jetoja pa makinën time të kafesë Pasquini, blenderin Vitamix dhe çdo pajisje Apple. Do të humbisja pa auto mekanikun tim, pa certifikatën time dhe pa gruan e cila pren flokët e mia. Pyetja është, kush mund të jetojë pa ty?
Unë nuk po bëj shaka, është një pyetje serioze. E thënë në një mënyrë tjetër, a jeni ju dhe ajo që bëni për jetesë të pazëvendësueshme, ose a mund punëdhënësi juaj të ju zëvendësojë?
Unë e them këtë sepse mendoj se shumica prej jush jeni të hutuar për konceptet e rëndësishme si dallimi, ndërmarrësia dhe konkurrenca. Një logo e mirë mund të jetë ndryshe, por nuk është e njëjtë sikur dallimi. Prodhimi i përmbajtjes për kikirikë nuk është ndërmarrësi. Dhe të gjitha tregjet janë konkurruese.
Këto koncepte kanë rëndësi. Kanë shumë rëndësi. Ju nuk do të arrini kurrë sukses deri sa të kuptoni se si funksionojnë ato. Më lejoni të ju shpjegoj.
Disa nga ne jemi më të zgjuar dhe më të bekuar se të tjerët, por në fillim të gjithë bëjmë punët tona në të njëjtën mënyrë. Pastaj diçka ndodh. Disa nga ne dallohemi nga turma dhe bëhemi të pazëvendësueshëm. Këta janë njerëzit të cilët në fund fitojnë shumë para.
Por gjëja është, kjo nuk ndodh vetë. Askush nuk do të ju hedhë para në rrugën tuaj deri sa të kuptoni se si të jeni të mrekullueshëm në diçka e cila ka rëndësi për ta. Pas të gjithash, pse do t’a bënin ata këtë gjë? A do të paguanit një këshilltar i cili nuk është më i mirë se konkurrenca në atë që ka rëndësi për ju? Sigurisht që jo.
Ju nuk mund të vendosni çmime të larta nëse nuk keni një markë të mrekullueshme, dhe nuk mund të keni një markë të mrekullueshme nëse nuk keni produkte dhe shërbime më të mira se konkurrenca në mënyra të cilat janë të rëndësishme për atë të cilët iu paguajnë.
Ju mund të bleni shumë blenderë për 100 dollarë, por Vitamix do ju kushtojë katër ose pesë herë më shumë. Ju mund të bleni një makinë kafeje Krups për 500 dollarë, por Pasquini’s Livia kushton mbi 1,500 dollarë. Dhe ju mund të bleni të gjitha llojet e telefonëve të mençur për një pjesë të çmimit të Apple.
Vitamix, Pasquini dhe Apple janë marka të mrekullueshme të cilat kushtojnë shumë për shkak se produktet e tyra janë më të mirat. Kjo vlen edhe për shërbimet, gjithashtu.
IBM u pajtua të paguajë Microsoft sado që Bill Gates dëshironte për një sistem operativ DOS sepse nuk mund ta bënte dikush tjetër. Nuk kishte konkurrencë. Dhe për disa para në honorre për çdo kompjuter të shitur për mbi 2 000 dollarë, suitat në Big Blue mendonin se po bënin një marrëveshje të mirë.
Google nuk ishte gjithmonë makina më e mirë e kërkimit. Në fakt, nuk ishte as në top 5-shen e tregut. Por ishte e para dhe e vetmja e cila ofronte një shërbim të shënjestruar të reklamave, AdWords. Ai ishte një propozim ndryshe të cilin konsumatorët me të vërtetë e deshën. Pjesa tjetër, siç thonë, është histori.
GrubHub mund të ketë qenë shërbimi i parë i ushqimit online, por është e rëndësishme të kuptojmë shkakun dhe efektin menjëherë. Ishte shërbimi i parë i dërgimit të ushqimit i cili funksiononte si dërgesë e garantuar dhe e cila përdorej lehtë.
Të gjitha këto kompani kanë çmime të larta për shkak se produktet dhe shërbimet e tyre janë më të mira se të konkurrentëve. Themeluesit e tyre u pasuruan sepse zgjodhën një problem i cili kishte rëndësi për konsumatorët. Por nëse ata ndalojnë së sjelluri risi, herët ose vonë, konkurrenca do i mundë ata, dhe ai do të jetë fundi i përfitimeve të tyre.
Mos besoni të gjitha ato që lexoni. Pavarësisht se a punoni për dikë apo po shkoni në rrugën e ndërmarrësisë, ligjet e furnizimit dhe kërkesës aplikohen njësoj në ekonominë e sotme të internetit si më parë. Të gjitha tregjet janë tregje konkurruese. Dhe deri sa t’a kuptoni këtë, nuk do të arrini sukses në këtë botë. Kjo është e gjitha.