Valentina Sampaio, 23-vjeçare braziliane, është modelja e parë transeksuale e zgjedhur nga Sports Illustrated për kopertinën e revistës së famshme amerikane.
“Jam e emocionuar dhe e nderuar: më shikojnë si gruaja dhe personi që jam. Dua që një ditë e gjitha kjo të mos jetë e rëndësishme, të mos jetë e re”, ka thënë Sampaio.
Vajza kishte shkruar më parë historinë, duke u bërë modelja e parë transeksuale protagoniste për një fushatë të Victoria Secret dhe e para që ka dalë në kopertinën e Vogue Paris.
Valentina Sampaio for Sports Illustrated Swim 2020.💣 pic.twitter.com/7GuLyxomP3
— Freja Línnea (@frejablom) July 10, 2020