Është publikuar kënga më e re nga Skerdi dhe Samanta.
Dyshja e suksesshme e estradës, Skerdi dhe Samanta Karavella i kanë bashkuar idetë për projektin e tyre më të ri muzikor.
“NKN”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip të punuar nga Max Production. Në të Samanta shfaqet tejet atraktive e veshur kokë e këmbë me lëkurë gjarpri, e seksi duket edhe në disa prej paraqitjeve të tjera.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur vetë Skerdi i cili po ashtu e ka shkruar tekstin së bashku me Big Bang.