Skemat piramidale në 1997-ën, Malaj: Pasojë e ekonomisë e cila mori ”hak” ndaj politikës

0
Gjigandi

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora”, nga gazetari Besart Kadia, ish-Minstri i Financave Arben Malaj, i cilësoi si një moment kritik skemat piramidale në vitin 1997.

Malaj u shpreh, se kjo ishte një pasojë e ekonomisë e cila mori hak ndaj politikës.

Arben Malaj: ”Ishte një moment kritik. Në momentin që u ndjenë shqetësimet e para, pati një deklaratë të ish-presidentit Berisha, që paratë e shqiptarëve janë të pastra. Në një mënyrë ose në një tjetër, FMN dhe Banka Botërore reaguan pak me vonesë. Ky ka mbetur një debat i hapur midis qeverisë së asaj kohe dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Pas ngjarjeve të 1996, vjen viti 1997. Po të shikojmë fluksin e rritjes së skemave piramidale dhe dy fondacioneve që u krijuan, ato kanë kulmin e tyre pas këtyre momenteve. U duk sikur gjithçka do kontrollohej nga e njëjta parti. Arriti një moment që, ajo ideja po t’i mbyllim shpejt piramidat do të humbim pushtetin, krijon atë pasojën ku ekonomia merr hak ndaj politikës.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu