Llumnica: Derbi i Gjilanit i ka kaluar përmasat e qytetit – derbi më i mirë në Kosovë

0
Gjigandi

Derbi i kampionatit mes Dritës dhe Gjilanit pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit.
Skuadra të të njëjtit qytet do të futen me një synim, për fitore dhe të janë më afër titullit të kampionit. 

Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër, i kanë përparësitë e tyre. Drita e ka ekipin shumë të mirë dhe me fitore do të jetë më afër titullit. 

Gjilani synon t’i tri pikë dhe t’i afrohet kreut.

Drita udhëheq renditjen me 65 pikë, ka 4 pikë më shumë se Gjilani që zë vendin e tretë. 
Përballja mes rivalëve të përbetuar do të zhvillohet nesër në orët e pasdites  përkatësisht në orën 17.00. 

Trajneri dhe analisti i futbollit, Ardian Llumnica, tha se ballafaqimi mes Dritës dhe Gjilanit i ka kaluar që moti përmasat e derbit të qytetit.  

RonaTyra

“Derbi i Gjilanit i ka kaluar përmasat e qytetit dhe tani është derbi më i mirë në Kosovë dhe më gjerë.
Kjo për arsye se është shumë rivalizues dhe asnjëherë nuk është i “kalkulueshëm” pa marrë parasysh pozitën tabelare të njërës apo tjetrës skuadër dhe pa marrë parasysh se ato pikë për njërën mund të jenë jetike e për tjetrën rutinore .
Një tjetër fakt që këtë e bënë derbi të këndshëm është sepse është derbi ndoshta i vetëm në Europë që asnjëherë nuk përcillen me dhunë dhe probleme.
Ka rivalitete në koreografi e tifozëllak po vetëm 90 minuta, se pastaj si para e si pas i gjithë qyteti është në festë.
Duke e ditë që në këtë derbi të dy skuadrat kanë ekipe të mira dhe me cilësi janë afërsisht të barabarta atëherë gjithçka mbetet e hapur.
Mendoj se futbollistët e Dritës përveç përvojës në tërësi shumica nga ta kanë përvojë direkte edhe të derbit me Gjilanin dhe kjo mund të jetë një përparësi e tyre pavarësisht që luhet pa tifoz në stadium.

Gjilani ka bërë gabime që si falën gjatë rrugës, por e ka treguar veten në dy ndeshjet e fundit mu në kohën ideale.

Skuadra ka treguar ngritje të formës, madje individët e tyre që kanë qenë nën hije thuajse në tërë kampionatin jam shfaq mu në këto ndeshje tash si Progni e Razak dhe kjo mbase mund të jetë aduti më i fortë i tyre.

Marrë në përgjithësi te dy skuadrat brenda vetes kanë ekipin më të mirë ndërvite dhe jo rastësisht janë në luftë për titull apo rrjedhimisht për kreun e tabelës”, tha Llumnica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu