Skandal: Dy punonjës të OKB-së kapen duke bërë seks në makinë

0
Gjigandi

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se është e shqetësuar nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në Izrael, ku shihen dy punonjës të saj duke kryer marrëdhënie seksuale. 

Një video shfaqet një grua me një fustan të kuq sipër një burri në ulësen e pasme të një makine 4×4 të bardhë me simbolet e OKB, duke kryer marrëdhënie intime, transmeton lajmi.net..

Mediet e huaja kanë bërë me dije se video është filmuar në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv.

“Besohet se ata janë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael”, deklaroi OKB.

RonaTyra

Ndërkohë Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.

“Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje që jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Dujarric ditën e djeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu