Si t’iu përgjigjeni pyetjeve “kurth”?

0
Gjigandi

Pyetjet “kurth” gjatë një interviste pune përfshijnë ato që lidhen me moshën, sa fëmijë keni dhe sa vjeç janë apo statusin civil, besimin fetar, pikëpamjet politike, pyetje për bashkëshortin, sëmundje, paaftësi, organizatat në të cilat bëni pjesë- vetëm nëse ato nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me performancën tuaj në punë.

Përgjigja më e mirë: Së pari, mund të vlerësosh të drejtën tënde ligjore për mos t’u përgjigjur. Por kjo mund të frikësoj apo të vë në siklet intervistuesin duke shkatërruar raportin që kishit krijuar me të.

Së dyti, mund ti përgjigjesh një pyetje intime sinqerisht nëse përgjigja e saj mund të të ndihmojë. Psh, nëse intervistuesi juaj është një Kristian i devotshëm dhe ju përmend faktin që ju ka parë në kishë. Në këtë rast, mund të filloni të flisni për Kishën tuaj.

Së treti, nëse nuk doni që intimiteti juaj të preket, atëherë përgjigjuni në mënyrë diplomatike pa i dhënë përgjigje drejtpërdrejtë pyetjes.

Shembull: Nëse ju pyesin “Keni në plan të bëni fëmijë?” ju mund të përgjigjeni: “Jam plotësisht e dedikuar në karrierën time”, dhe duke shtuar “Nuk kam në plane në lidhje me fëmijët”.

RonaTyra

Më e rëndësishme, “pyetjet e ndaluara” lindin nga frika se nuk mund ta kryeni shumë mirë punën.

Përgjigja më e mirë është të fitosh punën dhe ta bësh atë shkëlqyeshëm. Më pas, frika dhe shqetësimet do të zhduken, duke u zëvendësuar nga respekti dhe vlerësimi për punën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu