Me disa truqe, pak durim dhe ngjyrë vërtet shumë lehtë mund të zbukuroni mobiliet tuaja të vjetra
Ndiqni pesë veprime të thjeshta dhe jepni mobilieve tuaja jetë të re.
1. Gërryeni mobiliet para se t’i ngjyrosni
Gërryerja e të gjitha sipërfaqeve me letër smeriluese P150 është e domosdoshme. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos dëmtoni sipërfaqen. Qëllimi është që sipërfaqja të bëhet vetëm pak e vrazhdë në mënyrë që shtresa bazike të ketë se ku të “kapet”.
Nëse ekzistojnë shtresa të vjetra të ngjyrës në mobilie, është e nevojshme të përdoret letra smeriluese me granulime më të vrazhda 80 – 100.
2. Eliminoni mbetjet pas fërkimit me letër smeriluese
Me leckë të njomur fshini sipërfaqet të cilat i keni gërryer me letër smeriluese, por mos përdorni letër sepse shqyhet lehtë.
3. Qitni ngjyrën bazike
Për qitjen e shtresës bazike mbrojtëse përdorni cilindrin e vogël nga sfungjeri. Për shtresat vështirë të qasshme përdorni brushën. Lëreni të thahet sipas udhëzimit ngjyra bazike, gërryeni sipërfaqen me letër të butë smeriluese 220 – 240 dhe pastroni me leckë.
4. Ngjyrosja
Me cilindër të vogël qitni tri shtresa të holla ngjyrë gjysmë të shkëlqyeshme. Pritni sipas udhëzimet midis çdo ngjyrosjeje që shtresa të thahet. Para ngjyrosjes tjetër, smeriloni sipërfaqet nëse ka tepricë ngjyre apo mbetje druri dhe pastroni çdoherë me leckë të pastër.
Është shumë me rëndësi që lecka të jetë e pastër dhe që të eliminohet edhe pluhuri më i vogël para se të qitet shtresa përfundimtare e cila është e tejdukshme.
5. Qitni shtresën përfundimtare
Me cilindër të ri qitni lyerjen e hollë mbrojtëse me shkëlqim me bazë uji. Lyerjen qiteni shumë ngadalë duke u kujdesur që të mos mbeten flluska dhe që sipërfaqja të jetë e lëmuar.
Lëreni të thahen 72 orë para se t’i përdorni.