Përshtypja e parë ka shumë rëndësi dhe të gjithë mundohen të bëjnë një të mirë. Mirëpo për arsye nga më të ndryshmet ndodh edhe e kundërta. Çfarë të bëni në këtë rast?
Mos u shqetësoni pasi ka një mënyrë për të rregulluar një përshtypje të keqe të parë. Qoftë në zyrë apo në jetën tonë personale, shumica prej nesh mendoj se nëse ne pëlqejmë dikë brenda tre sekondave atëherë ato do të kenë një ndikim pozitiv mbi njëri-tjetrin.
Thënia e vjetër “ju kurrë nuk do të keni një shans të dytë për të bërë një përshtypje të parë” duket se nuk është e vlefshme për ekspertët e sjelljes dhe etikës, shkruan Ekonomia Online.
Ja se çfarë duhet të bëni për të ndryshuar përshtypjen tuaj të parë nëse ajo është negative.
1. Si të ndryshoni përshtypjen e parë negative në një intervistë pune: Është krejtësisht e natyrshme të dëshirosh një përshtypje të mirë të parë sidomos në intervista, me shefat, kolegët e punës, takimet me investitorët etj. Por nëse keni një ndjenjë të zymtë se keni bërë një përshtypje jo të mirë, atëherë duhet ta përdorni këtë si një kurbë mësimi për herën tjetër. Nëse intervista tashmë ka mbaruar, pranojeni rezultatin, por mësoni prej saj. Sigurohuni që në intervistën tjetër të jeni përgatitur siç duhet, të dini çfarë doni të thoni, si të jeni më të relaksuar dhe çfarë duhet të shmangni për të bërë një përshtypje të mirë. Në situatat e intervistës keni një sasi të kufizuar kohore, prandaj është e rëndësishme të mendoni për atë që doni të thoni.
2. Nëse keni bërë një përshtypje të keqe tek shefi ose kolegu i punës: Jini të guximshëm dhe flisni me to. Pyetini personat nëse keni bërë diçka të gabuar dhe si mund ta rregullosh atë. Ndoshta mund të mos ketë asgjë për t’u shqetësuar dhe po bëheni paranojak. Por nëse ka atëherë do të gjeni një zgjidhje përmes diskutimit dhe të jeni të sigurt se kështu do i rrisni pikë vetes. Përpiquni të njihni bashkëpunëtorët tuaj dhe të jeni pozitiv rreth tyre.
3. Si të ndryshoni përshtypjen e parë negative në jetën tuaj personale: Studimet tregojnë se dy persona që të jenë miq pas takimit të parë, duhen edhe 3 takime të tjera pas tij. Mirëpo nëse keni bërë një përshtypje të keqe atëherë në këto takime mundohuni të shprehni sa më mirë veten dhe të jeni sa më pozitiv duke treguar gjëra që mund t ‘i keni të përbashkëta me to. Kjo do të ndryshojë tërësisht mendimin e tyre fillestar.
4. Pa frikë, mësoni nga gabimet tuaja: Shumë prej nesh kanë një frikë të madhe nga refuzimi dhe ne duam që të tjerët të na pëlqejnë. Por është shumë e rëndësishme që kjo ndjenjë pëlqimi të mos nxitet nga frika, sepse kjo do ta bëjë situatën më keq. Nëse jeni të shqetësuar se dikush ka përshtypjen e gabuar për ju, gjithmonë është mirë të flisni dhe kërkoni falje nëse e keni tepruar. Mësoni nga gabimet tuaja.