Si ta hiqni qafe problemin numër 1 pas depilimit

0
Gjigandi

Dita e parë pas depilimit, është parajsë. Ndihesh e rilindur, me lëkurë bebeje, e pastër në thellësi dhe shumë, po shumë e lirshme. Makthi fillon vetëm pak ditë më pas, kur qimet më të bezdisshme dalin në horizont. Ato më të vocklat që janë aty thjesht sa “për t’u dukur”, por prishin krejt humorin tonë.

E dimë që këshillat e estetisteve janë pafund, por lexoni për disa metoda më të shpejta!

1. Përdorni një skrab një ditë përpara se të depiloheni

Fillojeni aplikimin e skrabit nga kyçet e këmbëve e më pas vazhdoni më tutje.

2. Bëni dush përpara se te depiloheni

RonaTyra

Në këtë mënyrë ju mund të largoni vajrat e lëkurës dhe të hidratoni qimet e padëshiruara. Kjo bën që procesi të thjeshtohet me 60%.

3. Aplikoni një masë xheli rruajtjeje më përpara, për ta bërë briskun të rrëshkas më lehtë në lëkurë. Kështu do merrni disa ditë bonus deri në depilimin e ardhshëm.

4. Zgjidhni briskun e duhur

Është e rëndësishme të zgjidhni një brisk të mirë. Këshillohet të përdorni brisqe të cilat kanë përmbatje xheli në platformën e tyre.

5. Depilohuni pa ushtruar presion të fortë në lëkurën tuaj

Këshillohet të përdorni sa më pak forcë në lëkurën tuaj dhe gjithashtu të depiloheni sipas drejtimit që kanë qimet.

6. Vendet më delikate lërini për në fund

Pjesa e gjunjëvë apo pjesa rreth kyceve është mirë të lihen për tu depiluar në fund duke qenë se janë dhe vendet më të vështira për tu depiluar.

8. Shpëlajeni lëkurën direkt pas depilimit

Mos e fërkoni lëkurën fort pas depilimit.Në fillim shpëlajeni dhe më pas jepini kohën e duhur për tu tharë vetë. Në këtë mënyrë lëkura juaj do të shkëlqeje dhe nuk do të acarohet.

9. Lyejini këmbët tuaja me vaj trupi

Provoni ti lyeni këmbët me vaj koksi i cili  jep shkëlqim lëkurës tuaj dhe e ushqen atë. Mos përdorni asnjëherë parfume apo kremra të fortë direkt pas depilimit sepse do të acaroni lëkurën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu