Shtrimet në Infektiv/ Ja sa janë të intubuar, shqetësuese situata në terapinë intensive

0
Gjigandi

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive.

Shqetësuese janë edhe shifrat për të shtruarit në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.  Shifër kjo e ulur në krahasim me një ditë më parë, ku numëroheshin 82 të shtruar.

33 të shëruar dhe asnjë vdekje

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Fatmirësisht, nuk ka as të vdekur 24 orët e fundit. Dje u regjistruan dy viktima, njëra një 34-vjeçare.

Si shpërndahen rastet e të infektuarve për 24 orët e fundit

RonaTyra

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Apeli për qytetarët dhe bizneset

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.

Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës.

Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu