Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur më shtimin e rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.
Spahia nuk i ka kursyer akuzat politike ndaj qeverisë duke thënë se ky është dështim spektakolar i Edi Ramës, ndërsa shton se QSUT është vatra më e madhe e infeksionit në vend.
Reagimi i plotë i tij:
E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet peofesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.
QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.
Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.
Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur.
Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.
Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend.
Shkruar nga: top-channel.tv