Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Jemi lënë në harresë, duhet zgjidhje për këtë makth

0
Gjigandi

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka komentuar situatën me përmbytjet në zonë.

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë duke shtuar se kjo situatë duhet të marrë zgjidhje një herë e mirë.

“Duhet vënë dorë një herë e mirë i duhet dhënë zgjidhje kësaj situate për këto banorë. Është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë që është kthyer në një makth të vërtetë për banorët e zonën së nën Shkodrës por jo vetëm. Mendoj se tanimë ‘mjaft është mjaft’, nuk duhen lënë vetëm këto banorë. Nuk mjafton vetëm angazhimi i strukturave të shtetit në momentin kur ndodh përmbytja, duhen hartuar plane të mirëfillta për zgjidhjen përfundimtare të problematikave të zonës. Është një barrë ekonomike për xhepat e këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve. Janë të lënë në harresë në vetmi në përballjen me këto situata. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve”, tha Spahia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu