Kriminale/ Dhunohet botuesi Gj. Z

0
Gjigandi

Administratori i portalit Pamfleti.net është goditur me sende të forta nga persona të paidentifikuar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

52-vjeçari Gjergj Zefi aktualisht po merr ndihmën mjekësore, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas një burimi të DITA në polici, një nga autorët është identifikuar.

Faqka PAMFLETI njihet për gjuhën shpesh të ashpër por është një nga burimet më të ndjekura për denoncimet kundër korrupsionit.

RonaTyra

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu